Saturday, October 19, 2024

Liga e Kombeve, dita e katërt/Spanjë-Serbi 3-0, Skoci-Portugali 0-0

Lexo

Formacioni spanjoll mundi Serbinë 3-0, Skocia ndali Portugalinë e Ronaldos

Janë mbyllur ndeshjet e ditës së 4-të të Ligës së Kombeve. Morata humb një penallti, por më pas shënoi në fitoren 3-0 të Spanjës ndaj Serbisë. Sfida u zhbllokua në minutën e 5-të nga Laporte, më pas Morata, pasi humbi penalltinë në minutën e 54-ët, dyfishoi shifrat në minutën e 65-të, ndërsa Baena kompletoi fitoren në minutën e 77-të.

Një sukses që u siguron kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kombeve me dy ndeshje ende për të luajtur (10 pikë në grup). Mbrëmje për tu harruar për Serbinë, e cila mbetet në 4 pikë.

Barazimi i parë për Portugalinë, u ndal 0-0 në Skoci, ndërsa gjithçka është mbyllur në barazimi 2-2 mes Zvicrës dhe Danimarkës. Kroaci-Poloni përfundoi 3-3.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img