Barazim ndaj Vllaznisë, Partizani shmang humbjen në fund

VLLAZNIA-PARTIZANI 2-2 (42′ Stojanoviç, 51′ Mala / 15′, 90’+2′ Mba)

Barazim 2-2 mes Vllaznisë dhe Partizanit, në përballjen e mbajtur në “Loro Boriçi”.  Dy skuadrat kanë dhuruar një përballje shumë të luftuar teksa gjetën të dyja rrjetën në pjesën e parë pas goditjeve standarte, me Mba në njërën anë dhe Stojanoviç në tjetrën.

Mala në startin e fraksionit të dytë të lojës shënoi një supergol për të kaluar vendasit në avantazh, ndërsa ata shpërdoruan raste të tjera për shënim. Por minuta e fundit ishin të gjitha të Partizanit që kërkoi me ngulm golin derisa mposhti Qarrin përsëri me Mba, për të regjistruar barazimin 2-2 me të cilin u mbyll dueli.

Ky ishte takimi i fundit i javës së 10-të të elitës, me kampionatin shqiptar që do zbresë sërish në fushë vetëm pas pak ditësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu