Saturday, November 23, 2024

Futboll Femra-Vllaznia dhe Juban Danja Murlani fitojnë me goleadë në javën e 16-të

Lexo

Vllaznia, e cila tashmë është kampione, ku falë diferencës me vendin e dytë, vetëm formalisht pret zyrtarizimin në javën e fundit të kampionatit, vazhdon të fitojë nga java në javë. Por, ajo që të bën përshtypje është paraqitja e skuadrës tjetër shkodrane, Juban Danja Murlani. Një skuadër kjo, e cila në këtë sezon futbollistik ka surprizuar me rezultatet pozitive. Në javën e 16-të, të dyja skuadrat shkodrane, Vllaznia dhe Juban Danja Murlani i shënuan kundërshtarëve të tyre plot 19 gola.

Vllaznia me trajner Nikolin Lekën, mundi  Kinostudion me rezultatin 9-1, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës. Doçi dhe Lufon, e para me 3 dhe e dyta me 2 gola individual, për të vijuar me Maliqin, Franjen, Gjergjin e Kodren nga një gol, ishin shënueset e skuadrës kuqeblu në këtë ndeshje. Golin e vetëm për skuadrën e kryeqytetit e shënoi Cela në minutën e 82-të.

Skuadra tjetër shkodrane, Juban Danja Murlani me trajner Elis Legata surprizoi duke fituar në transfertë me rezultatin e thellë 0-10 ekipin e Bilisht Sport. Shkodranet e hapën serinë e golave që në minutën e dytë me Cakën ndërsa pesë minuta më vonë dyfishon rezultatin Jaku, e cila shënoi edhe një gol tjetër në këtë ndeshje në minutën e 73-të të takimit. Cerkini dhe Kola shënojnë nga dy herë në këtë ndeshje, teksa kanë shënuar për Juban Danjën edhe Cerkini, Piranaj dhe Leba. Me këtë fitore të thellë 0-10, Juban Danja renditet në vendin e pestë me 33 pikë duke kërcënuar se në javët në vazhdim, por sidomos në sezonin e ardhshëm do të jetë në pozita të tjera të renditjes.

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Tirana AS mundi në shtëpi Lushnjen me rezultatin 10-1. Goufran shënoi katër herë për kryeqytetaset, për të vijuar me Koldashin, Palajn dhe Memen që shënuan nga dy herë për Tirana AS. Golin e vetëm për lushnjaret e shënoi Cemeri në minutën e 88-të.

Skuadra e tretë e Shkodrës, AAS u mund në shtëpi nga Tirana me rezultain 0-2 ku autore të golave ishin Gora dhe Alijaj. Nga ana tjetër, skuadra tjetër kryeqytetase, Partizani mori një fitore mjaft të vyer ndaj Skënderbeut në kryeqytet. Për të kuqet shënoi dy herë Bilali, e cila kaloi në avantazh skuadrën e saj që në minutën e 3-të të takimit e më pas shënoi në minutën e 34-t. Ndeshja Teuta-Apolonia është shtyrë dhe do të luhet në një moment tjetër.

Pas javës së 16-të, renditja e skuadrave është si më poshtë:

Vllaznia 46 pikë

Apolonia 38 pikë

Tirana 36 pikë

Tirana AS 34 pikë

Juban Danja 33 pikë

Partizani 25 pikë

Kinostudio 24 pikë

KF Teuta 16 pikë

AAS 15 pikë

Skënderbeu 10 pikë

Lushnja 3 pikë

Bilisht Sport 0 pikë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img