Sapo kanë përfunduar ndeshjet e javës së 12-të të Abissnet Superiore dhe redaksia e RTSH Sport dhe specialistët e emisionit “Supergol” kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave.
Në portë është përzgjedhur Qarri i Vllaznisë. Ndreca, Dita, Abazaj dhe Meksi plotësojnë katërshen e mbrojtjes.
Lushkja, Lloci dhe Toli janë përzgjedhur në mesin e fushës, ndërsa Bregu-Zabërgja-Dodaj është treshja e sulmit.
Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Ilir Daja, që me Dinamon e tij korri një fitore të thellë 5-0 përballë Elbasanit.
.