Me tre ndeshjet e luajtura të hënën, Bylis-Laçi, barazim 0 me 0, Partizanin-Teuta 1-1 dhe Elbasani-Dinamo 0-5, është mbyllur java e 12-të të kampionatit kombëtar të futbollit “Abissnet Superiore”.
Më herët, pasditen e së dielës janë luajtur edhe dy sfidat e para, ku Vllaznia mundi Skënderbeun 2 me 0, ndërkohë që Egnatia mundi Tiranën 1-0.
Pas këtyre rezultateve, Vllaznia ka marrë kryesimin e kam pionatit të Superiores me 21 pikë, po aq sa ka edhe Partizani i vendit të dytë, por me golaverazh më të dobët sesa kuqeblutë.
Dinamo është e treta me 20 pikë e ndjekur në vendin e katërt nga Egnatia me 19 pikë.
Elbasani dhe Teuta ndajnë vendin e pestë dhe të gjashtë me nga 16 pikë. Pastaj, nga vendi i shtatë deri tek i nënti janë tre skuadra me pikë të barabarta: Laçi, Tirana, Skënderbeu me nga 11-të pikë secila.
Skuadra e fundit që mbyll tabelën e klasifikimit është Bylisi që ka vetëm 10 pikë.