Një tërmet i vërtetë rrezikon të pushtojë futbollin peruan. Agustín Lozano, presidenti i Federatës së Futbollit, u arrestua nga policia pas një bastisjeje në shtëpinë e tij në lagjen San Borja të Lima. Ai akuzohet si drejtuesi i dyshuar i organizatës kriminale të quajtur “Los Galacticos”, si dhe akuza për mashtrim, pastrim parash, korrupsion e të tjera.
“Unë vetëm dua t’i kërkoj familjes time dhe njerëzve që kanë besim tek unë që të qëndrojnë të qetë. Shpresoj që drejtësia të vendoset, gjithçka të sqarohet. Dua vetëm paqe shpirtërore për familjen time dhe për njerëzit që besojnë punën që kam bërë”, tha Lozano pas arrestimit.