Monday, November 25, 2024

I kënaqur për fitoren në transfertë me Bylisin, por për teknikun e Egnatias,Tetova, terreni ishte me probleme

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, pas ndeshjes, Bylis-Egnatia, 0-2

“Do vinim për 3 pikët, i thashë çunave duke ditur terrenin, shirave, fusha nuk të lejon të lëvizësh topin. Ashtu shkoi, por jam i kënaqur me 3 pikët. Fola me Aleksin, mendoj ato sinjalet në fraksionin e dytë të pjesës së parë, u qetësua pastaj dhe hyri në lojë. I thashë të ishte vetëm kontrollor i topit të dytë për mbrojtësat dhe e bëri shkëlqyeshëm.

Kjo do ishte ndeshje episodesh, i shpjegova çunave që duhet të shërbejnë. Bakajoko nuk e bëri në pjesën e parë. Nuk kisha parashikuar Bylisin me 3 mbrojtësa, na vuri në vështirësi pjesën e parë, pastaj u normalizua dhe nuk kishim rrezik.

Penalltitë janë tre lojtarë që godasin, e zgjidhin mes tyre kush e godet. Shpresoj të kemi vazhdimësi, problematika kryesore të mos largohen më lojtarët, por me këto që kemi të kemi vazhdimësi.
Nervozizëm te Ndreca, siç e patë kishte nga dy anët për lojtarët”, u shpreh Tetova për RTSH.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img