Monday, November 25, 2024

Partizani mund Laçin 1-0 dhe sposton Vllazninë në vendin e dytë

Lexo

Partizani-Laçi  1-0(Shënues: Keko 57’)

Të kuqtë kanë mposhtur Laçin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur në “Arena e Demave”

Partizani është rikthyer në vend të parë, që ishte “pushtuar” përkohësisht nga Vllaznia, pas fitores 1-0 të arritur përballë Laçit, me golin e shënuar nga Keko në minutën e 57-të.

Në sfidën e luajtur në “Arena e Demave”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2, sfida nisi me një minutë heshtje në nderim të Martin Canit, i ndarë nga jetë në mënyrë tragjike para pak ditësh.

Kurbinasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke shënuar gol që në minutën e 2-të. Manellari, në mëyrë spektakolare e dërgoi topin në rrjetë, por që u anulua për një pozicion jashtë loje. Ndëkohë, të kuqtë në asnjë moment nuk arritën të tregojnë potencialin e një skuadre që udhëheq kampionatin.

Megjithatë, në pjesën e dytë arritën të zhbllokojnë sfidën me anë të sulmuesit Keko. Në minutat në vazhdim rastet nuk munguar për të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 1-0 për të kuqtë.

Partizani mban vendin e parë në kuotën e 27 pikëve, dy më shumë se Vllaznia e vendit të dytë. Laçi ndodhet në vend të 9-të në kuotën e 12 pikëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img