Monday, November 25, 2024

(Video) Elbasani-Tirana, vetëm barazim, VAR-i bëhet protagonist

Lexo

Elbasani-Tirana 1-1(Shënues: 57′(p) Hila – 62′ Dembele)

Ndeshjes, Elbasani-Tirana, i ka paraprirë nderimi që të dy ekipet, Elbasani dhe Tirana, si dhe publiku i pranishëm, kanë bërë për humbjen e jetës së futbollistit 14 vjeçar, Martin Lani, si dhe ish-futbollistit të njohur të Elbasanit dhe futbollit shqiptar, Hekuran Jakupi, i cili ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare.

Ndërkohë, sa i përket ndeshjes, Elbasani-Tirana, luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, në përfundim të 90 minutave, është regjistruar rezultati i barabartë, 1-1. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola dhe momenti më kulmor i ndeshjes ndodh në minutën e 49-të. Tirana shënon gol me Gjumsin, por pas verifikimit në VAR, goli i bardhebluve nuk vlen. Ka pasur një faull në nisje të aksionit në zonën bardheblu dhe gjyqtari Ferataj akordon 11-metërsh për Elbasanin.

Hila tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kalon vendasit në avantazh, duke prishur festën e bardhebluve. Reagon pak minuta më vonë Tirana, që arrin të shënojë golin e barazimit me Dembele.

Minutat në vazhdim janë të luftuara me të dyja skuadrat që kërkojnë golin e fitores, por pa arritur qëllimin. Mbyllet në barazim 1-1 sfida në “Elbasan Arena” me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pikë. Elbasani ngjitet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Tirana në kuotën e 15 pikëve.

(Video) Prononcimet e trajnerëve, Roberto Bordin(Elbasani) dhe Gugash Magani(Tirana), pas barazimit Elbasani-Tirana, 1-1. Superiore, java e 14-të

Fatmir POPJA

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img