Monday, November 25, 2024

(Video) Barazimi në sfidën, Elbasani-Tirana. Trajneri bardheblu, Magani, kundërshton penalltinë në favor të Elbasanit

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Gugash Magani, pas ndeshjes, Elbasani-Tirana, 1-1

“Mënyra si shkoi loja jam i kënaqur me barazimin, kishim përballë një skuadër jashtë pritshmërive, e kishte me patjetër për të fituar. Dhe pse presionin e kishin ato, jam i kënaqur se shënuam, na u anulua goli, u dha penallti kundër nesh, skuadra gjeti forcën të reagonte. Me pak kujdes e kishim fituar ndeshjen, por dhe Elbasani pas 1-1 patën rastet e veta. Kam kontestime për penalltinë, mendoj nuk ishte, por nuk mund të jap gjykim profesional. Nëse kjo është diçka e drejtë, unë nuk po bëj akuzë, pajtohem me të. Nëse jo, duket se është ndikim direkt në rezultat se do ishte 0-1.

Ne e kemi studiuar Elbasanin, ndeshjen e fundit që zhvilloi në Laç, nuk e kanë ndryshuar modulin e lojës. Në fushë pamë diçka tjetër. Për hir së vërtetës dy-tre herë nga krahu i djathtë në pjesën e parë mund të na kishin ndëshkuar, mendoj skuadra ka bërë performancë të mirë sot.

Porosia ishte ta prisnim në 2/3 tona Elbasanin. Donim ta kapnim Elbasanin në disekuilibër. Mund të kishim fituar ndeshjen, e them jam i kënaqur me pikën, jo se erdhëm për 1 pikë se jemi në pozita jo të mira.

Po t’i referohemi viteve më përpara që kam drejtuar Tiranën ka qenë situatë kaotike, kjo është situatë e pazakontë. E kam marrë Tiranën më 1 dhjetor të 2013 dhe kemi punuar për 1 vit e gjysmë, gjashtë muaj u riformatua nga e para. Vitin tjetër ka qenë identik, na u dënuan tifozët, pastaj deri katër ndeshjet e fundit kemi qenë për kampion. Tani ka ndryshuar stafi, me njerëz profesionistë. Është politikë e klubit me lojtarët e rinj, nuk jam dakord të luajnë 7 të huaj, jo për racizëm. Kjo situatë është e pazakontë, por mendoj nuk është punuar keq, jo se kam marrë 2 rezultate pozitive, duhet të punojmë për vazhdimësi.

Skuadra ishte në disavantazh, gjeti forca, po të ishim të kujdesshëm, mund të mbyllnim ndeshjen nëse lojtarë të veçantë do tregoheshin më profesionistë. Dhe mund të kishim humbur. Futbolli është çështje relative, i paparashikueshëm”, u shpreh Magani.

(Video) Trajneri i Tiranës, Gugash Magani, flet për mediat pas ndeshjes, Elbasani-Tirana, 1-1

Fatmir POPJA

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img