Federata Shqiptare e Notit ka organizuar në ambientet e pishinës Stela në Tiranë Kupën Pavarësia, aktivitet ku morën pjesë 11 ekipe: Tirana, Partizani, Vllaznia, Pogradeci, Flamurtari, Te Stela, Skampis, Vlora Not, Teuta, Tradita, SH. S. U.
Në mes 216 notarëve që garuan në grupmosha të ndryshme, ishin edhe 15 përfaqësuesit e Vllaznisë, 7 për kategorinë e meshkujve dhe 8 të femrave.
Në konkurimin e Kampionatit OPEN, ku vleresohen vetëm 3 sportistët më të mirët për secilen disiplinë, figurën më të mirë sportive e ka bërë notari i Vllaznisë, Alessandro Hyso, i cili arriti të fitonte kupën si sportisti më i mirë i Kampionatit për meshkuj. Alessandro Hyso arriti te fitonte dy vende të para në disiplinat e 50 metër stil shpinë dhe 50 metër stil i lirë, ndërkohë që u rendit në vend të dytë në disiplinen e 50 metrave stil delfi.
Një prezantim shumë të mirë bëri në këtë aktivitet edhe notarja e talentuar e Vllaznisë Viki Tafrruku, e cila arriti të fitoi 3 vende të dyta në disiplinat e 100, 200 dhe 400 meter stil i lirë dhe në përfundim u shpall si sportistja e dytë më e mirë femer e kampionatit.
Po ashtu, një prezantim të mirë nga ekipi i Vllaznisë bëri edhe Vittoria Hyso, e cila fitoi vend të dytë në 50 metër stil i lirë dhe 50 metër stil shpine, si dhe dy vende të treta në 100 metër stil shpine dhe 100 metër stil i lirë.
Lista e notarëve të Vllaznisë, konkurues në Kupën Pavarësia
- Viki Tafrruku
- Vittoria Hyso
- Alessandro Hyso
- Skerdi Kroni
- Matia Jubani
- Joel Golemi
- Dean Vajushi
- Melodi Mimaj
- Herta Mimaj
- Kayla Bala
- Adriel Marku
- Klea Dedi
- Kean Tafili
- Angjelo Rrotani
- Rajna Memçaj
(Video) Pamje nga garat e Kupës Pavarësia në Not, zhvilluar në Tiranë