Kategoria e dytë e futbollit shqiptar luajti të dielën ndeshjet e javës së tetë, ku një nga ndeshjet më kryesore të grupit A ka qënë dueli, Tërbuni-Luzi i Vogël. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të qytetit të Pukës nuk ka filluar aspak mirë për pukjanët, pasi në minutën e 21-të kanë shkaktuar autor në portën e tyre, ku futbollisti shkodran, Arjet Bizi, të tentativë për ta larguar topin nga zona e tij, e ka dërguar në rrjetën e portës së mbrojtur nga portjeri Aleksandër Angjelovski i Tërbunit.
Pas këtij moment, skuadra e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi është hedhur e tëra në sul në kërkim të golit të barazimit, por megjithë presionin në portën kundërshtare, portjeri luzian Drilon Mati nuk ka lejuar prekjen e rrjetës së tij.
Në këtë mënyrë, e gjithë ndeshja është mbyllur me rezultatin 0 me 1 në favor të skuadrës mysafire, e cila me këtë tre pikësh është shkëputur në krye të klasikimit në kuotën e 20 pikëve. Ndërkohë, sa i takon Tërbunit, humbja në shtëpi konsiderohet një hap i gabuar pasi komplikon seriozisht realizimin e kualifikimit në kategorinë e parë.
Pas javës së tetë, Tërbuni renditet në vendin e gjashtë të tabelës së klasifikimit me 11 pikë, plot nëntë pikë nga Luzi kryesues, i ndjekur nga Besëlidhja me 17 pikë, Sopoti 16 dhe Veleçiku me 12 pikë. Menjëherë pas Tërbunit, në vendin e shtatë renditet Basania e Bushatit, e cila nga ana e saj pasditen e djeshme barazoi në shtëpi, 0 me 0 me Murlanin e Barbullushit që renditet në vendin e fundit të renditjes.
Një derbi ky brenda Bashkisë Vau Dejes, ku ndër të tjera pati brenda humbjen e penalltisë së kapitenit Alsid Tafili për bushatasit, dhe një gol të anuluar po për Basanian.
Ndeshjet e tjera të javës së tetë të kategorisë së dytë, grupi A, janë këto: Veleçiku-Sopoti 3-2, Besëlidhja-Naftëtari 1-0, Iliria-Albanët, 2-0.
(Video) Përmbledhje e ndeshjes, Tërbuni-Luzi i Vogël, 0-1. Stadiumi “Ismail Xhemali” i qytetit të Pukës.
Fadil HYSENI