6 ekipet e grupmoshave të Klubit të Futbollit Bashkimi, nga kategoria U-9 deri në atë U-13 janë solidarizuar në nderimin ndaj futbollistit 14 vjeçar Martin Cani, ndarë nga jetë tragjikisht pak ditë më parë pas një konflikti mes bashkëmoshatarëve të shkollës nëntë vjeçare “Fan Noli” të Tiranës.
Përmes drejtuesit të klubit Bashkimi, Ervin Alushi, ekipet e futbollit të kampionatit të moshave të KF Bashkimit janë bërë pjesë e një projekti, ku përpara ndeshjeve zyrtare, futbollistët kanë mbajtur 1 minutë heshtje, ndërkohë që kanë luajtur me shenjat përkatëse në faqe, si dhe me mbajtjen e sahiritit të zi në krah.
“Shpirti yt pushoftë në paqe, Martin. Zoti të mëshiroftë!”, janë lutjet e futbollistëve të vegjël të KF Bashkimi, për bashkëmoshatarin e tyre, ndarë nga jeta tragjikisht pak ditë më parë.