Ekipet e Kategorisë së Parë nuk kanë shumë kohë për pushim, teksa kan kthyer menjëherë vëmendjen te java e 14-të e kampionatit. Takime mjaftë delikate janë në program për t’u zhvilluar në 2 ditë.
Kështu të shtunën do të luhen 4 ndeshje. Apolonia do të presë Kukësin, ndërsa Korabi do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Burrelin.
Interesante do të jetë edhe përballja për mbijetesën mes Erzenit dhe Valbonës si dhe Lushnja-Kastrioti. Takime këto që do të startojnë në orën 13:30.
Ndërkohë ditën e hënë do të luhen përballjet e mbetura. Në orën 13:30 do të zhvillohen takimet Besa-Pogradeci dhe Vora-Flamurtari. Sigurisht që përballja mes skuadrës së Arian Bellait dhe Andrea Agostinellit do të mar vëmendjen e tifozëve,pasi është një duel direkt për vendin e parë në kalsifikim.
Fatos LAMAJ