Thursday, November 28, 2024

KF Shiroka, 4 javë pa trajnerin Fatmir Axhani. Disiplina e dënon për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në përballjen me Bulqizën

Lexo

Një reagim që pati ndaj arbitrit gjatë ndeshjes, KF Shiroka-KF Bulqiza, i ka kushtuar ndëshkimin me katër javë pezullim, trajnerit Fatmir Axhani. Dënimi në fjalë ka ardhur pas vendimit të marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, ku saktësisht, thuhet:

Zyrtari i KF Shiroka, Fatmir Axhani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.”.

Në këtë mënyrë, trajneri i parë do t’i mungojë skuadrës për plot katër javë kampionat, duke filluar nga kjo e kësaj fundjave, të cilën KF Shiroka do ta luajë përsëri brenda në fushën e saj me datë 30 nëntyor, ora 14:00 kundër ekipit S.C UET.

Në mungesë të Axhanit, skuadrën shirokase do ta drejtojë zëvendëstrajneri Valmir Kurti së bashku me trajnerin e portjerëve Bujar Celufaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img