Bylis-Vllaznia 1-0(Shënues Malome 10’)
Vllaznia ka bërë një hap të gabuar duke u mundur në transfertë nga Bylisi më rezultatin 1 me 0.
Ndeshja nisi mjaft mirë ku të dyja skuadrat vihen në kërkim të golit,është Balaj i cili pas krosimit nga këndi i Kahrimanoviç nuk gjuan si duhet duke humbur një shanc të artë për të zhbllokuar rezultatin.
Përgjigjen lojtarët vendas të Bylisit me anë të Mario Gjata por sulmuesi fierak i Bylisit nuk kordinohet si duhet duke shpërdoruar një aksion fantastik të Ruçit. Sërish Vllaznia tenton të mos humbas asgjë dhe përgjigjet menjëherë me një mundësi të artë me anë të Kahrimanoviç por gjuajtja e fantazistit kroat ndalet nga Bruno i cili largon topin që i afrohej kuadratit të Hasanbelli.
Ndërkohë që Vllaznia ishte e gjitha në sulm,një aksion i shpejtë i Bylisit është Ajodei i cili mer një top dhe prirtazi me portën e Qarrit gjuan saktë duke kaluar Bylisin në avantazh në minutën e 10-të.
Pas golit të Bylisit lojtarët e Vllaznisë nuk arrin të gjejnë hapësira në zonën e Bylisit dhe humbasin dy mundësi me anë të Balaj dhe Kahrimanoviç por asnjëri prej tyre nuk arrin të gjej kuadratin. Ajo cfar vlen për tu theksuar është se për gati 25 minuta ekipi i Vllaznisë nuk bëri asnjë gjuajtje në portë,kjo dhe për meritë të mbrojtjes ballshiote.
Minutat kalojnë dhe të dyja skuadrat kërkojnë të mbrohen dhe duhet të vinte minuta e 40-të kur Peralta i Bylisit që lëviz mjaftë mirë dhe futet në një dyluftim me mbrojtjen shkodrane por mjaftë i vëmendshëm tregohet Sala i cili i largon topin sulmuesit të krahut.
Në fundin e pjesës së parë është sërish Balaj që tenton të shënojë në tre momente,më flagërant ai minutës së 45-të por topi nuk i bindet duke mos shkuar në kuadrat. Gjithçka mbyllet në 45 minutat e pjesës së parë me rezultatin 1-0 për skuadrën e Bylisit ndërsa Vllaznia ende nuk arrin të gjej hapësira për të barazuar ndeshjen. Nëse rezultati qëndroj 1-0 kjo ishte për meritë edhe të portierit Hasanbelli i cili nuk lejoj për asnjë moment që të rrezikohej kuadrati i mbrojtur prej tij.
Pjesa e dytë nis me Vllazninë më kërkuese dhe është Peralta i cili vjen në ndihmë të mbrojtjes së Bylisit duke ndalur aksionin e miqve nga Shkodra. Më pas një aksion i shpejtë i autorit të golit Malomo që lëviz mjaftë mirë në krahun e djathtë dhe më pas gjen futbollistin Peralta i cili futet në dyluftim me mbrojtjen e Vllaznisë por lojtari i Bylisit tenton për të rrëmbyer një 11-metërsh por kryesori Çelaj i tregon kartonin e verdhë për simulim. Sërish Bylisi me anë të Përgjonit me këtë të fundit që gjuan fortë nga distanca me topin që shkon përtej vijës fundore. Bylis gjen dhe golin e dytë me anë të Gjatës por asistenti Kasa ngre flamurin për pozicion jashtë loje të sulmuesit Fierak. Bylis sërish më kërkues dhe dy mundësi të pastra shënimi por asnjë prej lojtarëve nuk shtyn topin në rrjetë. Përgjigjet Vllaznia e cila zgjohet pas minutës së 65-të,kur Deliu lëshon një silur nga distanca por atje portieri Hasanbelli i thotë jo golit. Dy mundësi të mira për Vllazninë por as Gruda dhe as Kahrimanoviç nuk gjejnë kuadratin a portës mallakastriote. Reagojnë vendasit e Bylisit me anë të Ualison por topi shkon ngjitur me shtyllën pingule të Kristi Qarrit. Në minutat e fundit për pak sa nuk gjen golin Vllaznia,një aksion pa pretendime i miqve është Abazaj që kthen topin në mënyrë të gabuar aty ku Hasanbelli zgjatet dhe dërgon topin në këndore. Edhe 4 minuta shtesë në fund të 90 minutave të cilat sjellin disa inkursione të Vllaznisë por pa arritur të gjejnë golin e barazimit. Gjithashtu dhe Bylis krijon një shanc të artë me anë të Ruçit por portieri Qarri largon në momentin e fundit topin që shkonte rrezikshëm në kuadratin e tij. Mbyllet gjithçka në “Adush Muça” me fitoren e Bylisit me rezultatin 1-0 përballë Vllaznisë,me skuadrën e Bylisit që lë fundin e tabelës së klasifikimit ndërsa në krahun tjetër Vllaznia bën një hap fals në hapin drejtë kreut të klasifikimit.
Fatos LAMAJ