Tirana-Partizani, 0-0
TIRANA: Selmani, Përgjoni, Kola, Dembele, Isuf, Soler, Jonuzi, Meta, Gjumsi, Haxhiu, Zharmuni. Trajner: Gugash Magani
PARTIZANI: Qirko, Sembene, Preka, Domgjoni, Hadroj, Kote, Ismaili, Rrapaj, Cara, Keko, Mba. Trajner: Aleksandar Veselinoviç
Gjyqtarë: Florjan Lata, Ilir Tartaraj, Xhuljo Mani. I katërt Erjon Bylykbashi.
Kreshnik Bajramaj- VAR, Kreshnik Cjapi AVAR
Tirana-Partizani, ka qënë ndeshja e fundit e javës së 15-të për kategorinë Abissnet Superiore, takim ky i luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare”, mbrëmjen e së dielës prej orës 19:00.
Derbi i kryeqytetit është mbyllur në barazim 0 me 0, por me dy të veçanta gjatë gjatë 96 minutave të takimit, përfshirë edhe 6 minutat shtesë. Që të dy këto momente i përkasin Tiranës, fillimisht ka të bëjë me një gol të mohuar për bardheblu, kur në minutën e 28-të Sembene shkakton autogol në portën e Partizanit, pas harkimit në zonë të Gjumsit, por VAR anullon golin për pozicion jashtë lojë të Zharmuni. Ndërsa, moment i dytë ka të bëjë me minutën e fundit shtesë, atë të 96-tën, kur arbitri Florjan Lata, i ndihmur edhe nga VAR, akordon penallti për për Tiranën. Portjeri i të kuqve, Pano Qirko, pret penalltinë gjuajtur nga Sokol Prenga.
Referuar ecurisë në tërësi të takimit, pjesa e parë ishte më e barabartë, por me Tiranën që kërkoi dhe gjeti golin e avantazhit, të anuluar nga VAR-i për një pozicion jashtë loje. Pas pushimit ishte Partizani më ngulmues falë futjes në fushë të Bintsuka, duke goditur shtyllën e rrezikuar disa herë portën e Selmanit.
Sfida po shkonte drejt barazmit dhe dukej se gjithçka kishte mbaruar, por një prekje topi me dorë në zonë në shtesën e duelit, i dha mundësinë e artë Tiranës me merrte tre pikët e plota, aq të domosdoshme për të, por gjuajtjen e Prengajt e pret Qirko.