Teuta mposhti 2-1 Egnatian, në “Niko Dovana”. Trajneri i skuadrës së Teutës, Edi Martini ka folur në përfundimin e takimit.
“E filluam mirë, shënuam shpejt. Ndoshta edhe ngarkesa e pikëve bëri që duke filluar te unë i pari dhe të gjithë të tjerët, bëmë të mos presonim lart si në ndeshjet e tjera. U ruajtëm, sakrifikuam shumë, sidomos në fazën mbrojtëse, ndonëse Egnatia ka ekip që po e le të luash të dëmton. U munduam maksimalisht nga minuta e parë në të fundit, lamë hapësira për të goditur në kundërsulm.
Sot kishim mungesa se nuk do i linim aq poshtë të zbritnim, në 5 minutat e fundit duhet të kemi më shumë personalitet. Këto emocione që përjetuam në fund nuk ishin të nevojshme, nënvlerësime dhe mospërqendrim. Barazimi do ishte katastrofë, ishin pikë që na duheshin me patjetër. Nuk ishte loja që jemi mësuar të bëjmë, duhet të ishim më të kujdesshëm sot. Më vjen inat që pësuam gol dhe shkaktuam atë penallti në fund.
E nisëm me 5-4-1, por doja që linjat anësore t’i bllokoja, sidomos kur u fut Kasa. Boçi ishte i gjashti në fazën mbrojtëse. Ata kanë cilësi shumë, unë nuk kisha thellësi, na mungonte Arifi e Nasr, kundërsulmin do ta kisha më vrastar sot me ta. Por sakrifikuam e vuajtëm, ekipi bëhet ekip kur vuan. Zoti na e shpërbleu me atë penallti dhe i përgëzoj djemtë.
Ishte ndeshja e parë që luan Simeu pas riaftësimit jashtë. Na ndihmoi shumë, paçka që nuk është në nivelin e tij më të mirë. AI është lider në repartin e mbrojtjes, kontrollon lojën, flet shumë, është një lider për skuadrën tonë.
Dy herë Xhemajli na rrezikoi të shënonte, kanë shtatlartësi, një nga ata e dinim që do ishte i lirë, nuk mund të markonim një kundër një. Por Zoti na kompensoi sot, se kemi bërë lojëra më të mira e nuk kemi marrë pikë, sot luajtëm pak më dobët, por ishim më të vendosur dhe ia dolëm të fitojmë”, tha Martini për RTSH pas ndeshjes.