Monday, December 23, 2024

Barazim në “Niko Dovana”, Teuta e Bylis ndajnë pikët

Lexo

Barazim pa gola mes Teutës dhe Bylisit, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 19-të të kampionatit shqiptar. Ballshiotët provuan në minutën e 24-të, me anë të Kamar, por goditja e tij u ndal nga portieri Tafas.

Si klubi ballshiot, ashtu edhe ai durrsak dyluftuan shumë. Në minutën e 35-të, protagonist u shndërrua portieri Hasanbelli, i cili u thirr në detyrë, teksa i mohoi golin durrsakëve. Gjuajtja me kokë e Boçit u prit nga “gardiani”, me pjesën e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura.

Ritmi ishte intensiv deri në fundin e takimit, të besuarit e Edi Martinit dhe skuadra e Nevil Dedes tentuan deri në vërshëllimen e arbitrit për të gjetur golin e fitores.

Me këtë rezultat, Teuta është në vendin e gjashtë me 23 pikë ndërsa Bylis në vendin e parafundit me 18 pikë. Elita shqiptare, do të rikthehet sërish në fushë, vitin e ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img