6 janar 2025! Tërbuni i Pukës ka zbritur në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” të Shkodrës për fillimin e përgatitjeve të pjesës së dytë të sezonit. Prezent ka qënë një grup prej mbi 20-të futbollistësh, kur përpara nisjes së seancës stërvitore, drejtori sportiv dhe njëherazi administratori i Klubit të Futbollit Tërbuni, Alfred Pjetri.
Gjatë bashkëbisedimit me skuadrën, administrator Pjetri, ka kërkuar nga futbollistët dhe stafi teknik një impenjim maksimal në këtë pjesë të dytë të sezonit për të realizuar objektivin e kualifikimit nga kategoria e dytë ku konkutojnë aktualisht në të parën.
Ndërkohë që skuadra vijonte zbatimin e programit stërvitor, në prononcimin e tij të parë për vitin 2025, trajneri Sinan Bardhi, theksoi se është në pritje të përforcimeve në merkaton e janarit.
Edhe pse, fillimi e pjesës së parë të sezonit nuk ishte i duhuri për Tërbunin, fitoret në fundin e vitit të kaluar e kanë rritur skuadrën në nivelet e një skuadre pretendente. Një gjë të tillë e pranon edhe trajneri Sinani, i cili me përforcimet që pritet të vijnë, është i bindur që arritja e objektivit për kategorinë e parë është e mundur.
Në vijim të prononcimit të tij, trajneri Sinan Bardhi, që më herët ka spikatur si një futbollist cilëso në fushën e lojës, bën të ditur se krahas seancave stërvitore, janë planifikuar zhvillimi i katër ndeshjeve miqësore deri në nisjen e fazës së dytë, të cilat do të jenë me skuadrat e qarkut Shkodër duke përfshirë edhe një përballje me Vllazninë.
Duke folur për ndeshjen e parë të vitit 2025, atë me rivalin kryesor Iliria e Fushë Krujës, të cilën do ta luajë në transfertë, trajneri Bardhi, mendon se edhe barazimi është pozitiv, por kërkon vetëm fitore.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnet të Tërbunit, Sinan Bardhi, si dhe pamje në seanca stërvitore, e parë për vitin 2025, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU