KF Shiroka-Veleçiku 5-1(Shënues: Amponsah, Osinachi, Olamide, Ejike, Aminu)
Formacioni i KF Shiroka: Lukaj, Zaja, Peku, Osinaci, Baridu, Dulaj, Amos, Aponsah, Nchewi, Mulija, Olamide( Dede). Trajner: Matias Tatangelo
Pak ditë më parë KF Shiroka nisi përgatitjet për pjesen e dytë të sezonit 2024-2025, ndërkohë që sot ka ardhur edhe ndeshja e parë miqësore. Një miqësore e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës përballë një skuadre me emër të kategorisë së dytë si Veleçiku i Koplikut.
E veçanta e kësaj miqësoreje për shirokasit ishte debutimi në drejtimin e ekipit e trajnerit italo-argjentinas, Matias Tatangelo, i cili vetëm pak ditë më parë u prezantua nga presidenti Ergi Axhani.
Por, krahas teknikut Tatangelo, për t’u theksuar është se në këtë miqësore debutuan me uniformën e Shirokës edhe dy blerjet e fundit, Elidon Dulaj dhe Eraldo Dede, futbollistë këto të dalë nga Vllaznia dhe që janë aktivizuar me sukses në ekipet e tjera, brenda dhe jashtë vendit.
Edhe pse është pjesë e një kategorie më poshtë, atë të tretën, Shiroka, arriti të dalë fituese e kësaj miqësoreje me një rezultat të thellë 5 me 1. Jo vetëm rezultati, por edhe loja e shirokasve e drejtuar nga tekniku Matias Tatangelo dhe kolegu i tij Bujar Celufaj, mori vlerësime shumë pozitive nga ana e specialistëve të futbollit duke konfirmuar progresin nga ndeshja në ndeshje. Një test pozitiv ky që për KF Shiroka është një test pozitiv për vazhdimësinë e skuadrës gjatë fazës së dytë ku pritet arrihet objekivi i kalimit një kategori më lart.
Referur ecurisë së takimit, miqësorja Shiroka-Veleçiku ka nisur me gol në portën koplikase, i shënuar që në minutën e tretë me autor Amponsah. Nuk vonon dhe pak minuta më vonë Veleçiku i drejtuar nga tekniku Besnik Duli arrin ta barazojë rerzultatin në 1 me 1, por që pjesa e parë mbyllet me avantazhin 2 me 1 në favor të Shirokës me golin e shënuar nga Osinachi.
Pas pushimit mes dy pjesëve, kthimi nga dhomat e zhveshjes shoqërohet me një lojë tjetër edhe më të mirë nga skuadra shirokase. Si rezultat i presionit në portën koplikase vijnë edhe tre gola të tjerë për Shirokën me autor Olamide, Ejike dhe Aminu duke fikuar në përfundim rezultatin 5 me 1 në favor të Shirokës.
Në programin e teknikut Tatangelo dhe të presidentit Ergi Axhani, janë edhe miqësore të tjera, ku e radhës është ajo me Tërbunin e Pukës, që ashtu si Veleçiku luan në kategorinë e dytë. Ndeshje këto që pritet ta kolaudojnë skuadrën në mënyrën më të mirë për të qënë gati në startin zyrtar të fazës së dytë, ku me datë 25 janar, Shiroka pret në “Reshit Rusi”, rivalin kryesor, Partizanin B.
(Video) Ndeshja e plotë miqësore, KF Shiroka-Veleçiku, 5-1, luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.
Gaspër MARKU
https://youtu.be/eawN4FCNSsk?t=263