Wednesday, January 15, 2025

“Giro d’Italia”, vlerësime për Shpërinë-Organizatorët: Prezenca e saj na nderon, do të shikohet prej 700 mln telespektatorësh!

Lexo

Numri një i “Rcs MediaGroup”, Urbano Kairo, ka qenë euforik gjatë prezantimit të “Giro 2025”. Biznesmeni i njohur italian në fjalën e tij ka treguar shifra të rëndësishme sa i përket “startit të madh” dhe eventit në tërësi.

“Prezenca e Shqipërisë na nderon dhe na gëzon tej mase. Mendoj se miku im Rama ka bërë zgjedhjen e duhur pasi vendi i tij meriton 700 milionë spektatorët nga 200 vende të ndryshme që do të njihen me Shqipërinë nëpërmjet turit tonë”, tha Urbano Kairo.

“Jam po aq i emocionuar sa Rama pasi dëshiroja që ‘Giro d’Italia’ të prekte disa vende dhe këtë vit kemi shtuar një copëz të rëndësishme kësaj tabloje”, tha 67-vjeçari.

Në këtë edicion të “Giro d’Italia”-s Shqipëria i shtohet 15 rajoneve të Italisë, të cilat do të përshkohen nga garuesit për fanellën e famshme rozë.

Edicioni i 108-të i “Giro d’Italia” do të jetë i veçantë pasi dizniveli do të jetë rekord, 52.500 metra në ngjitje (20% më shumë se ai i ediconit të 2024) në një rrugëtim të gjatë plot 3.413 kilometra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img