Wednesday, January 15, 2025

Kombëtaret e moshave të vajzave U19 dhe U17, miqësore me Partizanin dhe Egnatian

Lexo

Ekipet kombëtare të vajzave U-19 dhe U-15 zhvilluan ndeshje miqësore kundër skuadrave të Partizanit A dhe Egnatias, me synim testimin dhe përgatitjen e lojtareve për sfidat e ardhshme.

Ekipi kombëtar U-19, i drejtuar nga trajnerja Luçije Gjini, u përball me ekipin e parë të Partizanit për vajza. Gjatë kësaj miqësoreje, trajnerja Gjini testoi gjendjen dhe performancën e lojtareve, duke vlerësuar potencialin e skuadrës për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2025, që do të zhvillohet në muajin shkurt.

Kombëtarja U-15, nën drejtimin e trajneres Daniela Kodra, luajti një ndeshje kundër ekipit të Egnatias U-17 për vajza. Qëllimi kryesor i kësaj përballjeje ishte vlerësimi i përmirësimeve të ekipit dhe përgatitja për sfidat e ardhshme.

Sakaq, në fushë zbriti edhe përfaqësuesja rajonale U-14. Futbollistet u ndanë në dy skuadra dhe zhvilluan një test miqësor që shërbeu si një mundësi për trajneret Gjini dhe Kodra të identifikojnë elementet e reja që mund të integrohen në ekipet kombëtare në të ardhmen.

Këto miqësore ishin një hap i rëndësishëm për përgatitjen dhe vlerësimin e skuadrave kuqezi të moshave, duke i dhënë trajnerëve mundësinë të analizojnë potencialin dhe të planifikojnë strategji për kompeticionet ndërkombëtare.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img