Kan përfunduar 3 ndeshjet e para të ditës së sotme, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në këto sfida që u luajtën në kuadër të 1/8-ave nuk kishte surpriza.
Egnatia ia doli që të triumfonte me rezultatin 4-0 përballë Kastriotit. Krutanët ishin të pafuqishëm përballë kampionëve të Shqipërisë,që dominuan gjatë gjithë 90 minutave.
Në krahun tjetër, Dinamo e Ilir Dajës i tregoi dhëmbët skuadrës së Erzenit. Dinamovitët morën një fitore të merituar me rezultatin 6-1. Ai që ra më së shumti në sy ishte Itodo, i cili shënoi plot 3 gola.
Në sfidën tjetër, por jo më pak të rëndësishmme, Skënderbeu triumfoi minimalisht 1-0 kundër skuadrës së Vorës. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Rabiu në minutën e 71-të.
Fatmir POPJA-Fatos LAMAJ