Kategoria e parë e futbollit shqiptar luajti të premten të ndeshje të rëndësishme të Grupit B të vlefshme për fazën Play Off. Pogradeci mundi Egnatian 0-1 dhe Tomori mundi Besen 3-1.
Për rrogozhinasit e Egnatias, ballafaqimi në transfertë me Pogradecin parashikohej një sfidë shumë e vështirë dhe në fakt ashtu doli. Për 86 minuta rezultati ishte i barabartë 0-0, ndërkohë pikërisht katër minuta nga fundi i gjithë ndeshjes vjen goli i fitores me autor Santos. Tre pikë të arta për të besuarit e trajnerit Magani, të cilët e shikojnë objektivin Superiore gjithnjë e më afër. 40 pikë në total për rogozhinasit, ndërsa në këtë fazë play off kanë arritur të fitojnë në të treja sfidat e luajtura.
Fitore shumë të rëndësishme regjistroi edhe Tomori, një tjetër pretendent për Superiore i Grupit B, i cili mundi Besen e Kavajës me rezultatin 3 me 1. Pas një pjese të parë pa gola, është Pepa që ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 53-të. Por vetëm katër minuta më vonë kavajasit kanë arritur të barazojnë me anë të Lilës. Në dhjetë minutat e fundit, Oshafi 81’ dhe përsëri Pepa 89’ kanë kompletuar fitoren e beratasve, që janë ngjitur në kuotën e 33 pikëve.