Friday, April 26, 2024

Futboll-Kategoria e Dytë Grupi A/Ada-Shkumbini 0-3, velipojakët vuajnë mungesat e ndëshkimeve të Disiplinës së javës së kaluar me Ilirinë

Lexo

Ada 0 dhe Shkumbi 3. Ky ka qënë rezultati i ndeshjes së luajtur pasditen e së shtunës në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës. Për Shkumbinin, golat u shënuan nga Ramazani me penallti në minutën e 22’ për të vijuar me Sylkjen në minutën e 58’ dhe Sulkja në minutën e 76’. Një përballje kjo që u luajt në një terren të rënduar nga reshjet e shiut dhe që fund përfundoi me fitoren e skuadrës mike me rezultatin 0 me 3, rezultat ky që e mban Shkumbinin kryesues të grupit A shumë pranë kualifikimit në kategorinë e parë.

Kjo është humbja e dytë radhazi që velipojakët pas asaj të javës së kaluar në Fushë Krujë me Ilirinë vendase, ndeshje në të cilën Ada pati ndëshkime të rënda. Ndëshkime, jo vetem me kartonë të kuq, por edhe me dënime drastike nga Komisioni i Disiplinës, siç është ai i futbollistit Marçel Shkreli, i dënuar me 24 muaj pezullim nga aktiviteti, si dhe i mbrojtësi Sajdi Guri, me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Dënime këto që për presidentin e Adës, Alfred Pjetri ndikuan jo pak në humbjen me kryesuesen Shkumbini në shtëpi.

Ndërkohë, krahas mungesave të titullarëve, në ecurinë e takimit, presidenti Pjetrit është i mendimit se pati ndikimin e vet edhe terreni shumë i rënduar, ndërkohë që nuk duhet harruar se përballë ishte Shkumbini, ekipi kryesues i grupit A, një ekip i mirëinvestuar për të kaluar në Superiore.

Ndeshja e  ardhshme për Adën  do të luhet përballë skuadrës Internacional me objektiv marrjen e tre pikëve me synimin që në javët e mbetura të këmbëngulet për të kapur zonën Play-Off.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img