Nelson Hysa vs Todorche Cvetkov, ky është çifti i boksit profesionist që do të ndeshet me datë 8 shkurt në ringun e Manchester Co-OP Arena të Aglisë. Një takim ky që është i vlefshëm për kualifikimin në 10 më të mirët e botës WBO.
Kundërshtari i shkodranit Hysa është një boksier cilësor nga Maqedonia e Veriut, karriera e të cilit është me 12 fitore fitore dhe asnjë humbje në profesionizëm.
Por, nga ana tjetër, edhe bokisieri shkodran Nelson Hysa, ka një bilanc shumë pozitiv me 19 ndeshje të fituara në profesionizëm duke mos humbur asnnjë. Ndaj, në prononcimin e tij për mediat, ai shprehet optimist se me përgatitjet që po bën me trajnerin Zef Gjoni dhe stafin teknik që e shoqëron është optimist për të fituar titullin europian.
Më tej Hysa, bën të ditur se ndeshja e tij e peshës super të rëndë është e planifikuar të zhvillohet në kuadrin e një turneu ndërkombëtar boksi, dhe se sfida e tij do të jetë rreth orës 23:30 të mbrëmjes.
Ashtu si edhe në ndeshjet e mëparshme të rangut ndërkombëtar të zhvilluara jashtë Shqipërisë, Hysa ka pasur mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët edhe për këtë ndeshje kanë konfirmuar praninë e tyre për të bërë tifo për të dhe në fund të shijojnë të gjithë së bashku fitoren.
(Video) Prononcimin e plotë në video të boksierit shkodran Nelson Hysa, në prag të ndeshjes profesioniste me rivalin Todorche Cvetkov nga Maqedonia e Veriut, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Spor-YOUTUBE.