Periudha e merkatos dimërore po shfrytëzuar nga ana e klubit kuqeblu jo vetëm për përforcimet e nevojshme në skuadër, por edhe për huazime të futbollistëve të rinjë që ka në dispozicion. Kështu, ditën e sotme bëhët e ditur për huazimin e Egert Selmani në Klubin e Superligës së Kosovës “FC Feronikeli 74”. 19 vjeçari është konsideruar si një futbollist i talentuar në repartin e prapavijës, por duke mos pasur hapësirë aktivizimi në ekipin e parë, drejtuesit vendosen ta huazojnë në kampionatin kosovar.
Njoftimi i KF Vllaznia
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me Klubin e Superligës së Kosovës “FC Feronikeli 74” për huazimin e futbollistit Egert Selmani për një periudhë njëvjeçare.
KF Vllaznia i uron futbollistit të saj suksese në këtë përvojë të re në karrierën e tij!