Friday, January 31, 2025

(Video) Vllaznia U21 fiton ndeshjen në tavolinë me Besën. Kavajasit nuk paraqiten në “Reshit Rusi”, trajneri kuqeblu Edmond Doçi, sqaron situatën e pritjes së skuadrës kundërshtare dhe komenton miqësoren e humbur me KF Shiroka 4-2

Lexo

Kalendari i Kampionatit Kombëtar të futbollit për Kategorinë e Superligës kishte në program që mesditen e djeshme të luante ndeshjen e parë të vitit 2025 në mes Vllaznisë U21 pritëse dhe Besës U21 udhëtuese.

Skuadra kavajase nuk është paraqitur në orën e duhur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, ndërkohë që trupa gjykuese e takimit, pasi ka zbatuar etapat kohore pritëse sipas rregullores, ka marrë vendimin e zyrtarizimit të mbylljes së kësaj ndeshje me vetëm Vllazninë në fushën e lojës.

Lidhur me rastin në fjalë, Komisioni Disiplinës pranë FSHF-së ka dalë zyrtarisht me vendimin në fjalë:

“FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%”, citohet në vendimin në fjalë të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së.

Veriu Sport, i paranishëm në stadiumin “Reshit Rusi” ka intervistuar trajnerin e Vllaznisë U21, Edmond Doçi, i cili krahas rastit në fjalë flet edhe për miqësoren me KF Shiroka, të cilën e zhvilloi po dje në mungesë të ndeshjes zyrtare me Besën e Kavajajës, miqësore të cilën e fitoi KF Shiroka me rezultatin 4-2.

(Video) Trajneri i Vllaznisë U21, Edmond Doçi, flet për mos zhvillimin e ndeshjes, Vllaznia U21-Besa U21, si dhe për miqësoren zhvilluar me KF Shiroka, e fituar nga shirokasit 4-2.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img