Prononcimi i trajnerit rrogozhinas, Edlir Tetova, pas ndeshjes, Bylis-Egnatia, 1-3
“Mendoj nga ndeshja jam i kënaqur dhe po të kishim kontigjent tjetër, kështu do ishim. Është çerekfinale, ndeshja e parë shumë e rëndësishme, mendoj e zgjidhëm si e kishim përgatitur. Na dëmtuan 3 sulmuesit që ishin në gjendje gripale, por dhe ato që i zëvendësuan bënë shumë mirë.
Manovra është e kristalizuar sepse tani u bë kohë. Problemi te shpejtësia e veprimit. Prsh në rastin e Ujkës dhe Lushkjes që i ndryshoj vendet, ta dinë çfarë do bëjnë, të jenë të rëndësishëm dhe te vendet e shokëve të tyre.
Kupa të jep mundësinë dhe mendoj se e punuam shumë mirë pjesën poshtë. Ka gjëra për të rregulluar, por siç e pamë dhe ndeshjen e kaluar, duhet të fillojmë edhe të vuajë.
Ujka? Çdo lojtar që vjen është gjëja e parë të jetë i kënaqur dhe ta ndjejë veten mirë në fushë. Kemi lojtarë që nuk të lënë vetëm, që nuk dalin nga detyrat. Të gjithë janë të bindur, dhe një lojtar që vjen në janar dhe qershor mendoj do futet shumë shpejt te kjo lojë”, tha ai për RTSH Sport.