Thursday, February 6, 2025

Tre ditë para derbit, Partizani-Tirana. Statistika flasin në favor të të kuqve

Lexo

Jemi 3 ditë para derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, takim që do të luhet me shumë gjasa në “Arenën e Demave” në orën 13:30. Kjo pëballje është e vlefshme për ndeshjen e javës së 24-të, ndërsa ky duel vlen më shumë se 3 pikë për ekipet.

Gjithmonë derbet kanë qenë të luftuara, ku spektakli dhe emocionet kanë qenë të pranishme në fushën e lojës edhe në tribuna. I tillë pritet të jetë edhe derbi i 3-të e dy skuadrave kryeqytetase për këtë sezon.

Bardheblutë nuk po kalojnë një moment shumë të mirë,teksa ndodhet në vendin e 9-të në klasifikim dhe rrezikojnë mbijetesën. Ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka plot 17 pikë më pak se rivalët e tyre Partizani. Këto të fundit janë ndër pretendentët kryesorë për titullin,teksa kanë vetëm 3 pikë më pak se Egnatia e vendit të parë.

Padiskutim që në këtë sfidë favoritë shihen të kuqtë. Kjo pasi edhe statistikat flasin në favorin e tyre. Derbi që do të luhet ditën e dielë është derbi i 176-të që bardheblutë dhe “Demat” do të zhvillojnë mes tyre.

Të kuqtë kanë fituar 73,bardheblutë kanë triumfuar në 47,ndërsa 56 ndeshje kan pëfunduar në barazim. Tirana ka arritur të shënojë 188 gola,ndërsa Partizani ka tundur rrjetën e rivalëve plot 236 herë.

Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është zhvilluar më 30 mars 1947,ku demat triumfuan 8-0. Kjo është fitorja më e thellë në një derbi mes tyre. Ndërkohë më 22 shtator 1985 bardheblutë do të triumfonin 7-3 ndaj të kuqve,duke u kthyer kështu reston. 2 derbet e këtij sezoni janë në baraspeshë totale,pasi kanë përfunduar në barazim pa gola dhe mbetet të shihet se çfarë ngjyre do të ngjyroset kryeqyteti kësaj here.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Surprizon Skënderbeu, mund Dinamon 0-2. Kupa e Shqipërisë, ndeshja e parë çerekfinale

Dinamo-Skënderbeu 0-2  (Bismark 51', Loran 57'(aut)) Dinamo:Teqja,Meksi(Maliqi 63'),Aliji,Hoxha,Loran,Qefalija(Jonuzi 63'),Gudjabi(Toli 63'),L.Vila(Karamba 63'),Bregu,Nani,Zabërgja Trajner:Ilir Daja Skënderbeu:Alia,Randi,Ramos,Prençi,Sabo(Rabiu 65'),Merlim(Esterla 65'),Janaqi,Zenullari(Shaqe 30'),Çuçka(Rashica 46'),Bismark(Felipe 79'),Lukinjas Trajner:Ernest...
- Advertisement -spot_img