Pas angazhimeve në Kupën e Shqipërisë, vëmendja kthehet te kampionati, i cili po hyn në një fazë vendimtare me afrimin e “Final-Four”. Java e 24-të pritet të jetë mjaftë e rëndësishme për skuadrat, sidomos për ato që luftojnë për kreun dhe mbijetesën.
Ndeshja kryefjalë e javës së 24-të është Partizani-Tirana,një përballje që gjithmonë garanton spektakël. Të kuqtë dhe bardheblutë do të matin forcat këtë të diel në stadiumin “Arena e Demave”, me ndeshjen që është planifikuar të luhet në ora 13:30.
Po të dielën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera. Elbasani do të pres kryesuesit e Egnatias në shtëpi. Ndeshja është programuar të luhet në ora 17:00. Në të njëjtën orë do të luhet në Shkodër sfida Vllaznia-Bylis.
Sakaq, të hënën do të luhen dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 24-të. Skënderbeu do të pres Laçin në shtëpi në ora 17:00. Edhe sfida Teuta-Dinamo,do të luhet në orën 17:00. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.
Të dielën
Partizani-Tirana(13:30)
Elbasani-Egnatia(17:00)
Vllaznia-Bylis(17:00)
Skënderbeu-Laçi(17:00)
Teuta-Dinamo(17:00)
Të hënën