Përveç ekipeve të Kategorisë së Parë,ditën e sotme do të zbresin në fushë dhe protagonistët e Kategorisë së Dytë. Skuadrat e Grupit A të këtij kampionati do të zbresin në fushë për të luajtur fatet e tyre.
Basania do të presë në shtëpi skuadrën e Tërbunit, ndërsa Naftëtari luan në transfertë përballë Murlanit. Në dy ndeshjet e tjera,Albanët luajnë kundër Sopotit e ndërsa Gramshi duelon me Luzin.
Kujtojmë se këto sfida jan të vlefshme për javën e 14-të të kampionatit. Ndërkohë që të katërta ndeshjet do të zhvillohen paralelisht duke nisur nga ora 13:00.
Kalendari i ndeshjeve të Javës së 14-të të Kategorisë së Dytë
Gramshi-Luzi 2008(13:00)
Murlani-Naftëtari(13:00)
Albanët-Sopoti(13:00)
Basania-Tërbuni(13:00)
Fatos LAMAJ