Abissnet Superiore-Sot, tre duelet e para të javës së 24-të: Partizani-Tirana(13:30)Elbasani-Egnatia(17:00), Vllaznia-Bylis(17:00)

Kategoria Abissnet Superiore luan sot tre ndeshjet e para të Javës së 24-të.  Derbi kryeqytetas Partizani-Tirana, pritet të ndiqet nga një numër rekord tifozësh të të dy klubeve përkatëse. Ndeshja në fjalë do të luhet  në stadiumin “Arena e Demave” duke filluar nga ora 13:30.

Dy ndeshjet e tjera, Elbasani-Egnatia dhe Vllaznia-Bylis, janë planifikuar të luhen në orën 17:00.  Ndërkohë, dy përballjet e fundit të javës së 24-të janë planifikuar të luhen pasditen e së hënës. Skënderbeu do të pres Laçin në shtëpi në ora 17:00. Edhe sfida Teuta-Dinamo,do të luhet në orën 17:00. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Sot

Partizani-Tirana(13:30)

Elbasani-Egnatia(17:00)

Vllaznia-Bylis(17:00)

Nesër

Skënderbeu-Laçi(17:00)

Teuta-Dinamo(17:00)

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu