Sunday, November 24, 2024

U shpall fitues i trefishtë në Ukrainë, shkodrani Anton Qafarena përcjellë falenderimet e rastit

Lexo

Pak ditë më parë volejbollisti shkodran, Anton Qafarena shijoi fitimin e titullit kampion në kampionatin e Ukrainës me ekipin e tij VK Barkom Kazhani. Ndërkohë, më herët fitoi edhe dy trofe të tjerë, Kupën dhe Superkupën e Ukrainës duke u bërë kështu sportisti më i suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare. Ndaj, me të drejtë talenti i dalë nga Vllaznia e Shkodrës, me të cilën u shpall kampion që në moshën 19 vjeçare që sot është edhe shtylla krysore e kombëtares shqiptare, ka kënaqësinë që suksesin e tij të arritur në volejbollin ukrainas ta ndajë me miqtë e tij.

“Sezoni 2020/2021 tashmë ka përfunduar dhe fituam të tre titujt dhe për këtë sezon kaq të suksesshëm me @barkom_kazhany dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, të gjithë gjërat e trajnimit, të gjithë njerëzit rreth klubit dhe personin kryesor tonë presidenti i ekipit per kete sezon te mrekullueshem qe kaloj me ta dhe mbeshtetjen qe me japin ne cdo moment Ju falenderoj te gjitheve dhe ju uroj gjithe te mirat dhe te keni shendet”, shkruan kampioni Anton Qafarena në rrjetin social FB duke e shoqëruar edhe me disa nga fotot e suksesit të tij.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img