Vllaznia dhe Elbasani e kanë mbyllur me barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. I gjithë spektakli ishte në pjesën e parë ku u shënuan dy gola dhe u humb një penallti.
Kuqeblutë arritën të gjenin rrugën e rrjetës që në minutën e 11-të me Deliun, i cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe i dha avantazhin ekipi të tij. Megjithatë Elbasani nuk dorëzohet. Ishin vendasit që gjetën barazimin me Mustën që tundi rrjetën vetëm 13 minuta më vonë, në të 24-ën minutë vendosi baraspeshën duke kaluar verdheblutë në festë. Por vetëm një minutë më vonë gjatë një topi të goditur nga Gruda, është Olberkis, i cili prek topin me dorë Brenda zonës dhe penallti për Vllazninë. Kuqeblutë mund të ktheheshin sërish në avantazh, por Bekim Balaj shpërdoroi penalltinë, portieri Abalora arrin ta ndalë, duke mbajtur rezultatin të pandryshuar.
Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 45 pikë, ndërsa Elbasani mban vendin e pestë me 31 pikë.