Ka lënë pas një karrierë shumë të pasur sportive si një ndër portjerët më të suksesshëm të Vllaznisë në vite, ndërkohë që në vazhdim ish portjeri i famshëm i kuqebluve, Armir Grima ka vijuar të jetë sërishmi pranë futbollit, si trajner tek skuadra e parë e Vllaznisë, drejtor i KF Vllaznia, ndërkohë që aktualisht vazhdon të jetë në cilësinë e trajnerit të Kombëtares së Futbollit të Femrave. I pyetur për kampionatin e Superiores së futbollit shqiptar dhe konkretisht për javën e 30-të ku Vllanzia luan në transfertë me Tiranën, Grima thekson: “Vllaznia është rikthyer në vendin e parë, po më shumë se kjo më gëzon fakti që është rikthyer tek lojërat e bukura. Shpresoj dhe uroj që ta mbajë deri në fund këtë pozicion. Edhe Partizani po paraqitet mirë, është një skuadër e kompletuar, pavarësisht se nuk duhen anashkaluar dhe dy skuadrat e tjera, Teuta dhe Laçi. Mendoj se do të jetë një luftë e fortë dhe e bukur për fitimin e titullit kampion. Edhe Tirana është në një moment të mirë, ka bërë ndeshje të mira, rezultat i punës që ka bërë trajneri Shehi, por do të ketë përballje me Partizanin dhe Vllazninë e ma do mendja që nuk do ia japin mundësinë për tu afruar me kreun. Unë shikoj vetëm skuadrat që janë bashkë të afta për të luftuar për të marrë trofeun”.
Ndërkohë, i pyetur direkt për sfidën e sotme, Tirana-Vllaznia, Grima është i mendimit se kuqeblutë janë më afër afër fitores në këtë ndeshje. “Prova e radhës për Vllazninë është Tirana. Të gjitha ndeshjet Vllaznia i ka prova, por me karaktrein dhe lojën që po bëjnë djemtë, mendoj se do e kalojnë, duke marrë në konsideratë dhe mungesat që ka skuadra bardheblu në këtë ndeshje, që janë një plus për Vllazninë”, ka përfunduar ish portjeri, trajneri dhe drejtuesi kuqeblu, sot në detyrën e trajnereit të kombëtares së futbollit femra.