Monday, July 22, 2024

Tirana-Vllaznia, sot ora 16.00 në “Selman Stermasi”, tekniku Shehi kërkon fitore për të ecur drejt titullit

Lexo

Pak më shumë se dy orë na ndajnë nga ndeshja e javës së 30-të të kategorisë Superiore, Tirana-Vllaznia dhe tashmë emocionet në kampet përkatëse, por edhe në radhët e tifozërive përkatëse sa vijnë dhe shtohen. Në kampin bardheblu e konsiderojnë këtë ndeshje si mundësinë e fundit për të vijuar pretendimet e fitimit të titullit kampion. Në fitore sot ndaj Vllaznisë e rrit së tepërmi Tiranën, jo vetem në pikë por edhe moralisht për të qënë mes skuadrave që synojnë trofeun, ndërkohë që në rast të kundërt, humbja e distancon, për të mos thënë se e mbyllë përfundimisht ëndrrën bardheblu.

Tirana gjendet shtatë pikë larg shkodranëve kryesues dhe në rast fitoreje ndaj Vllaznisë, dhe një suksesi të Laçit ndaj Partizanit, kombinuar dhe me një hap fals të Teutës të Teutës kundër Kukësit, do të reduktonte mjaftueshëm distancën me kreun. Për të shpresuar tek dhurata nga ana e kurbinasve apo verilindorëve, fillimisht 25 herë kampionët e Shqipërisë duhet të bëjnë mirë detyrat e shtëpisë, në ndeshjen kyçe ndaj të besuarve të Brdariç. Sigurisht, misioni nuk pritet të jetë i thjeshtë, por me entuziazmin e mbartur pas suksesit në “Niko Dovana” ku fitoi 0-2 ndaj Teutës dhe me një grup lojtarësh që mund ti bëjë keq çdo skuadre, Tirana ka të gjitha të drejtat të besojë tek fitorja.

Për sfidën e sotme që starton në orën 16.00, nën gjykimin e arbitrit Laver Alla, tekniku bardheblu Orges Shehi nuk ka në dispozicion Torassen e pezulluar. Një mungesë që ia prish jo pak planet sulmit tiranas, por që Shehi pritet ta zëvendësojë me Halilin. Sa i përket formacionit, për Tiranën pritet tga fillojnë lojën nga minuta e parë këto futbolllistë: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toli, Batha, Çelhaka, Ismajlgeci; Cale, Halili; Seferi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img