Humbi derbin me Dinamon, trajneri Shkëmbi: “Vazhdon problemi trajner i Tiranës, e fillojmë mirë, shënojmë, shumë shpejt e pësojmë. Kemi të gjithë përgjegjësi, nga unë i pari.”

Trajneri i Tiranës, Blendi Shkëmbi, flet pas ndeshjes, Tirana-Dinamo, 1-4

“Vazhdon problemi, ne e fillojmë mirë, shënojmë, shumë shpejt e pësojmë. Kemi të gjithë përgjegjësi, nga unë i pari. Ajo shpërbërja që në 10 minuta pësojmë 3 gola, në moment që kishim mundësinë për të shënuar. Kemi folur duke ditur si kundërshtari shënon, ashtu si shënoi. Nuk arritëm të jemi të përgjegjshëm dhe të përqëndruar në golat që pësuam.

Nuk duhet të ketë efekt renditja. Flasim me futbollistët, nuk duhet të shikojnë renditjen. Një presion është normal, por nuk ka justifikim, çdo futbollist duhet të bëjë më të mirën, pastaj të marri më të mirën në çdo ndeshje.

E dinim, kemi punuar që në tranzicion pozitiv Dinamo është skuadër ndoshta nga më të mirat. Me cilësitë e lojtarëve të sulmit që ka. Sulmuesit e Dinamos janë nga më të mirët në kampionatin tonë. Pësuam golin e barazimit kur shkallëzimi nuk u bë në kohën e duhur, pësuam golin e dytë kur nuk kishim lënë mbrapa lojtarë të shpejtë. Ajo që nuk më pëlqen është se mund të gabojmë, që aty filloi skuadra të vuajë, të nxitojë, të mos komunikojë, të luajë secili në mënyrën e vet dhe e pësuam me radhë. Pas shënimit të golit, nuk mendoj se do na shpëtonte po të rrinte skuadra më poshtë. Mendova në moment të mirë, që mund të luanim për golin e dytë. Dhe në pjesën e dytë, kur skuadra ka lojtarë cilësorë mund të ndëshkojë ashtu siç na ndëshkuan.

Skuadra u zgjat, e humbi dhe logjikën dhe si rrjedhojë e kësaj erdhi dhe pësimi i golave. Ilaçi më i mirë duke mos përjashtuar veten, në fushë duhet të ketë disa lidera. Në fushë i zgjidhin disa situate më mirë lojtarët. Po na ndodh shpesh të pësojmë. Po vuajmë pak në krahun e majtë, dhe Përgjoni kur nuk është në ditë të mirë nuk kemi zëvendësues. Merkato që është bërë në janar, mendoj është pozitive”, u shpreh Shkëmbi për RTSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu