Monday, November 25, 2024

Basketboll Femra-Kupa e Shqipërisë/ Partizani mund në finale Flamurtarin 89-85 dhe shpallet fitues i trofeut

Lexo

Kupa e Shqipërisë në basketboll për femra ka mbyllur siparin mbrëmjen e sotme me finalen shumë luftarake, plot rivalitet dhe me emocione, mes Partizanit dhe Flamurtarit.  89-85 në favor të Partizanit ka përfunduar kjo ndeshje duke shpallur kësisoj fitues ekipin e Partizanit. Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit është shoqëruar me faza shumë interesante, ku të dyja skuadrat treguan se janë të denja për të fituar trofeun.

Partizani kishte një epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes, por pa arritur të krijojë ndonjë diferencë të madhe në pikë ndaj kundërshtarit. Nga ana tjetër, Flamurtari arriti të përmbysë të gjitha parashikimet në periodën e katërt, duke krijuar përshtypjen se do të triumfonte në përfundim.

Pikërisht, momentet e fundit të kësaj ndeshje kanë qënë më të bukurat e krejt ndeshjes. Atëherë kur vlonjatet po përgatiteshin për feste, basketbollistet e skuadrës së kuqe arrijnë ta barazojnë rezultatin duke e çuar atë në shtesë prej 5 minutash. Minuta këto që realisht u shoqëruan me jo pak tension në fushën e lojës, përfshirë këtu edhe trajnerin vlonjat që ishte protagonist me reagimet e tij.

Vërshëllima e fundit fikson shifrat 89 me 85 në favor të Partizanit. Një sukses ky që krahas basketbollisteve të kuqe shkon edhe për trajneren pasionante, Ledina Koçi, e cila ka ditur, jo vetem të formatojë skuadrën me të gjitha basketbolliste shqiptare, por edhe ta përgatisë dhe drejtojë në mënyrë profesionale.

Në ceremoninë e mbylljes së aktivitetit, kanë qënë dy titullarët kryesorë të Federatës Shqiptare të Basketbollit, presidenti Avni Ponari dhe sekretari i përgjithshëm, Korab Llazani që i dorëzuan trofeun e Kupës së Shqipërisë ekipit të Partizanit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img