Thursday, April 25, 2024

Futboll Moshat-Superiore/Java e 26-të, dy humbje për ekipet e KF Shkodra, U-17 dhe U-19

Lexo

Java e 26-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Moshave Kategoria Superiore nuk ka shkuar mirë për ekipet e KF Shkodra. Dy ekipet e këtij klubi, U-17 dhe U-19 konkurues në këtë kategori kanë luajtur që të dy në transfertë dhe janë mundur nga kundërshtarët e tyre.

17 vjeçarët e drejtuar nga trajneri Arbion Kopliku ishin mysafir në kryeqytet duke u përballur me Tiranën vendase. Ndeshja e luajtur në fushën sportive “Skender Halili” është mbyllur me rezultatin 3 me 0 në favor të ekipit bardheblu.  Për kryeqytetasit kanë shënuar Karaj në minutën e 6’, Baruti 16’ dhe Qehaja 29’. Më herët, KF Shkodra humbi edhe ndeshjen e prapambetur të zhvilluar në fushën sportive të Barbullushit ndaj Internacional Tiranës me rezultatin 0-2. Pas javës së 26-të, grupin A të kategorisë Superiore U-17 e kryeson Shënkolli me 39 pikë, ndërkohë që KF Shkodra U-17 renditet në vendin e 8-të me 18 pikë duke lënë pas Partizanin dhe Shkëndinë e Durrësit që mbyllin renditjen me nga 15 dhe 10 pikë.

Me humbje e ka mbyllur javën e 26-të edhe skuadra tjetër e KF Shkodra, ajo U-19 që drejtohet nga trajneri Rudi Piraniqi. 19 vjeçarët e këtij klubi kanë qenë mysafir në Shënkoll dule luajtur me skuadrën vendase, ndeshje e mbyllur me rezultatin 2 me 1 në favor të Shënkollit. Dy golat që i dhanë fitoren shënkollave u shënuan nga Marku në 42’ dhe Kodra(Autogol) në 58’. Goli i vetëm për KF Shkodra U-19 u shënua nga Albi Shpuza në minutën e 76’. Më herët, KF Shkodra U-19 u përball me Vllazninë, në një derbi shumë interesant i luajtur në fushën sportiv të Barbullushit që u mbyll me fitoren 0-1 në favor të Vllaznisë me gol të shënuar nga Ardit Nikaj në minutën e 81’.

Pas javës së 26-të, Grupin A të Superiores U-19 e kryeson Vllaznia me 41 pikë. Ashtu si edhe 17 vjeçarët, edhe 19 vjeçarët e KF Shkodra renditen në vendin e 8-të me 18 pikë duke lënë pas Dinamon dhe Shkëndinë e Durrësit që mbyllin tabelën me nga 7 dhe 4 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img