Monday, January 19, 2026

Egnatia barazoi 1-1 me Laçin. Tetova, i kënaqur me pikën e marrë në transfertë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, pas ndeshjes, Laçi-Egnatia, 1-1

“Mungesat i kemi pasur javë pas jave, më shqetëson se kam pasur mungesa të ndryshme. Prish planet, qëndron lodhja, nuk dua të hy në gjynah për agjërim.

Rrugëdalja ishte që të luanim me mbrojtësin e fundit të Laçit. Efikasiteti nuk ishte i mirë. Ishte vetëm një thellësi ku u bë gol. Duhet të qarkullonim topin më shumë, të kishim pamje më të qartë të asaj që kishim punuar.

Alijev është mbrojtës qendre, shumë e vështirë që në kaq pak kohë ta rregullosh apo ta bindësh që të jetë në një linjë me mbrojtësit e tjerë. Laçi zhvilloi pjesë të parë më të mirë, në të dytën ishim më në ekuilibër dhe qarkullim. Theksi kryesor sot ishte lufta. Kjo është fushë e vështirë, Laçi. Dhe një pikë nuk është keq.

Ne kemi bërë rotacione të shumta. Në një ndeshje kur një lojtar nuk ka formë, nuk kemi pse të vendosim gishtin. Ideja të përshtatemi sa më shpejt. Kur të dali një lojtar dhe të hyjë një tjetër, diferencat të jenë të pakta”, u shpreh ndër të tjera, njëshi i pankinës rrogozhinase, Edli Tetova për RTSH.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51) Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit...
- Advertisement -spot_img