Hodo: “Nuk jam i kënaqur, kemi probleme në fazën ofensive. Duam ta mbyllim me sukses këtë vit”

Partizani dhe Teuta u ndalën sot në një barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Trajneri i durrsakëve Bledar Hodo doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Të jem i sinqert nuk jam i kënaqur. Si rrodhën ngjarjet. dëmtimi i Jazxhi në momentet e fundit, mendoj se rezultati ishte i drejtë për atë çka skuadrat dhanë në fushë.  

Duke parë edhe shtatlartësinë e mbrojtësve të Partizanit, menduam ta luanim topin poshtë me sulm gradual të merrnim gjatësinë me Çyrbjan dhe Gjinollarin. Duhet ta bënim në zona më të rrezikshme. Deri diku ishim mirë, por kemi probleme në fazën ofensive.  

Gjendja nuk është e mirë, dëmtimet ndikojnë nga ana psikologjike. Ndeshje ka akoma. Ndeshja e javës së ardhshme është si një finale për ne, duhet ta marrim me patjetër.  

Mendoj që Kruja do të jetë i gatshëm ndaj Skënderbeut, për Jazxhi, nuk e dimë akoma, mund të kthehet edhe Zogos, duhet të shikojmë gjatë javës së çfarë mund të bëjmë.  

Kam besim të plotë te ky grup, pavarësisht vështirësive. Sidomos në repartin e mbrojtjes, kam besim te këta çuna, që do t’ia dalim me sukses.

Do të tentojmë disa më tepër, duam ta mbyllim me sukses këtë vit që e kemi pasur të vështirë”, u shpreh Hodo.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu