Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 04.04.2025
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/1/b, 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- FK Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- KS Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2/b 17/1/c dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
- Lojtari i KS Butrinti, Florian Selmani, për sulm ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë
- Lojtari i KS Butrinti, Indrit Sejko, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Turbina, Redin Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Lojtari i KF Turbina, Markovanbasten Cema, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Turbina, Orsi Ageja, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Shkumbini, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Zyrtari i KF Maliqi, Ervis Avdolli, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Oriku, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
- Lojtari i KF Delvina, Donald Mehmeti, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Olimpic Shkodra, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër UET, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AFF Elbasani Femra U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore Femra U-17, kundër FC Kinostudio Femra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL 2018, Jerli Hatellari, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL 2018, Driand Dushku, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL 2018, Henri Likaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të Gaia Triumph, Klaidi Shala, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Alojs Vernozi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-17, Klaus Qefalia, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtari FC U-17, Hizidjon Sulejmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Antonio Brisku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Alkid Toska, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Ramon Tafa, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Daut Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.