Elbasani triumfon në Rrogozhinë. Mund Egnatian 1-2, shtohen shanset për “Final 4”

Egnatia-Elbasani 1-2(Fernando 84’/Dukuo 43’, Tsague 45’)

Egnatia:Dajsinani,Alijev,Dylis,Fangaj,Aleksi,Fernando,Zejnullai,Ujka,Lushkja,Guindo,R.Kasa Trajner: Edlir Tetova

Elbasani:Totoshi,Lila,,Lulaj,Olberkis,A.Kasa,Qose,Dros,K.Kasa,Lukili,Tsague,Dukuo Trajner:Ivan Gvozdenoviç

Gjyqtarë:Erjon Bastari(Tiranë),Nuri Rrapaj(Patos),Aurel Topi(Fier),Andi Koçi(Durrës) Var:Olsid Ferataj(Patos) Avar:Daniel Vrapi(Tiranë) Delegat:Eduard Gjini(Tiranë) Vëzhgues:Arjan Mali(Patos)

Një ndeshje e luftuar mes Egnatias dhe Elbasanit që nxori fitues miqtë. Në pjesën e parë 4 raste të Tsague e më pas Qose, Lukili dhe K. Kasa, shënjestruan portën e Dajsinanit por nuk arritën të gjejnë golin. Dhe Egnatia nuk ngeli pas ku Ujka, Lushkja,R.Kasa,Guindo dhe Zejnullai tentuan për të gjetur golin por as vendasit nuk ja dolën, për më shumë së 40 minuta.

Dy golat e pjesës së parë do të vinin në minutat 43’ dhe 45’ me autorë Dukuo dhe Tsague për miqtë nga Elbasani ku me rastet e humbura nga lojtarët miq shpërblehen në minutat e fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë është fotokopje e së parës por këtë radhë është më kërkuese Egnatia ku Uotlai,Lushkja,Bakajoko,Zejnullai,Melo,Jahaja gjuajnë në drejtim të portës së Elbasanit por nuk arrijnë të gjejnë golin e nderit për vendasit.

Shifrat do të ndryshonin në minutën e 84-të ku është Lulaj që ndal në mënyrë të gabuar mesfushorin Melo dhe gjyqtari Bastari akordon 11-metërsh për Egnatian që kthehet në gol nga Fernando. 5 minutat shtesë në fundin e pjesës së dytë nuk sjellin asgjë me Elbasanin që mer 3 pikë mjaftë të rëndësishme në luftën për “Final-Four” duke shpresuar tek një ndalesë e Partizanit në derbin përballë Tiranës. Në krahun tjetër Egnatia nuk ndryshon asgjë në renditje, duke qëndruar i qetë në krye të klasifikimit.

Fatmir POPJA-Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu