Humbja në Ballsh, asnjë përfaqësues i Vllaznisë në formacionin më të mirë të javës 33-të Abissnet Superiore

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 33-të, ku nga konstatohet nuk ka asnjë pjesëtar nga ekipi i Vllaznisë. Një përzgjedhje kjo që vjen nga përformanca jo e mirë e kuqebluve, të cilët u mundën me rezultatin 1-0 nga Bylisi, takim ky i luajtur pasditen e së dielës në transfertën e Ballshit..

Ndërkohë, derbi kryeqytetit Tirana – Partizani ishte i fundit që uli siparin e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-0, ndërsa këtë javë fituan edhe AF Elbasani, Skënderbeu dhe Bylis. Vetëm një ndeshje u mbyll në barazim, Dinamo City – Teuta 1-1.

Formacioni më i mirë i kësaj jave nis me portjerin e Teutës, Elton Vata dhe vazhdon me krahët e mbrojtjes, dy futbollistët e AF Elbasanit, Bledar Lila dhe Klevis Kasa. Ndërsa qendra e mbrojtjes është e përbërë nga Elvis Prençi (Skënderbeu) dhe Mahamadou Dembélé (Tirana).

Në mesfushë janë Baton Zabërgja (Dinamo City), Xhoeli Macolli (Teuta) dhe Victor Da Silva (Bylis). Në krahët e sulmit janë Ëalid Jarmouni (Tirana) dhe Blaise Tsague (AF Elbasani). Ndërsa në majën e sulmit është Bismark Charles (Skënderbeu).

Trajneri më i mirë i javës është tekniku i Tiranës, Blendi Shkëmbi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu