Monday, July 7, 2025

(Video) FSHF Sunday League Albania-Jata Market mund në finale Antigonean 1-0 dhe fiton Kupën Oktapus

Lexo

Jata Market triumfoi në finalen e Kupës Oktapus pasi mposhti ekipin e Antigonea me rezultatin minimal 1-0.

Në “Shtëpinë e Futbollit” u luajt një ndeshje shumë e fortë dhe me plot emocione. Koha e rregullt nuk prodhoi asnjë gol dhe u mbyll 0-0, ndërsa në kohën shtesë golin vendimtar për skuadrën e Jata Market e shënoi Erind Vogli.

Ndeshja përfundoi 1-0 dhe Jata Market triumfoi në ndeshjen finale, e vlefshme për Kupën Oktapus.

Në përfundim të finales u zhvillua edhe ceremonia e rastit, ku i pranishëm ishte specialisti i Futbollit Amator në FSHF, Erion Gjoshi, i cili i dorëzoi ekipit fitues medaljet dhe trofeun e Kupës Oktapus.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img