Presidenti i FSHF-së Armand Duka, mesazh urimi për fitoren e kombëtares së vajzave në transfertën e Kroacisë, 1-2

“Dy fitore fantastike në pak ditë, urime vajzave të Kombëtares dhe stafit kuqezi

Ta nisësh me gol të pësuar dhe të reagosh, është një shenjë rritjeje dhe pjekurie dhe vajzat tona e treguan edhe në ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë me fitoren 2-1 që arritën.

Gëzohem shumë për këto dy fitore, që do u shërbejnë vajzave tona si motivim për të ardhmen. Le të besojmë, të përpiqemi të marrim sa më shumë rezultate të tjera pozitive dhe të shohim sa më shumë vajza që duan t’i bashkohen sportit të bukur të futbollit!#ForcaShqiperi #uefaëomensnationsleague #FSHF”, shkruan kreu i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka në mesazhin e tij në urimin që i bën kombëtares së futbollit të vajzave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu