Hodo: “E përgjithshmja është pozitive dhe kjo më pëlqen në skuadër”

Teuta fitoi me rezultatin 1-0 përballë Laçit. Sfida e javës së 34-t në Superiore u vendos nga penalltia.Pas ndeshjes, që ngjiti Teutën në vendin e gjashtë, trajneri Bledar Hodo deklaroi:

“E dija para ndeshjes së e vështirë, pavarësisht se skuadrës nuk i kisha dhënë presion, por presioni hyri nga të gjitha anët. Kishim probleme me Melon dhe Tresën. Në pjesën e dytë ndërruam sistem, u shprehëm më mirë dhe shyqyr Zotit zhbllokuam rezultatin.

Pothuajse në gjithë vitin kalendarik, kemi provuar shumë mënyra loje, por nuk jemi shprehur si duhet. Skuadra në 3-5-2 e ka perfeksionuar këtë mënyrë loje, skuadra është formuar për këtë sistem. Doja të mbuloja Tresën dhe Melon. Nuk shkonim në presing në kohë, por e përgjithshmja është pozitive dhe kjo më pëlqen në skuadër”, u shpreh trajneri i Teutës për RTSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu