Fitorja ndaj rivales Dinamo me rezultatin 3-0, ka ndikuar tek komisioni i trajnerëve të ekipeve kombëtare në përzgjedhjen e tre përfaqësuesve të Vllaznisë në formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t në Abissnet Superiore.
Mbrojtësi Erdenis Gurishta, mesfushi Klinti Qato dhe trajneri Tomas Brdariç, janë pjesë e listës së publikuar nga FSHF.
Në portë është zgjedhur Angelo Tafas (Teuta). Mbrojtja përbëhet nga Erdenis Gurishta (Vllaznia), Marcelino Preka (Partizani), Edison Kola (Tirana) dhe Blerim Kotobelli (Teuta).
Në mesfushë janë përfshirë Klinti Qato (Vllaznia), Kristi Qose (AF Elbasani) dhe Akileu Ndreca (Tirana).
Sulmi përbëhet nga Karim Loukili (AF Elbasani), Saleh Nasr (Skënderbeu) dhe Albers Keko (Partizani).
Trajneri më i mirë i javës është shpallur tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdaric.